Platforma globale e zhvillimit të talenteve të teknologjisë, “Plug and Play”, është vendosur në Tiranë, duke e bërë atë qendër të saj për rajonin dhe më gjerë në fushën e teknologjisë. Në hapjen e qendrës së 51-të në botë të ‘Plug & Play’, mori pjesë edhe numri një I qeverisë, Edi Rama, I cili theksoi se kjo qendër do të shërbejë si një portë e hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe të Ballkanit që duan të përfitojnë nga mundësitë në botën digjitale.