Top News/ Plotëson kriteret e të quajturit “fashist”!!! “Trump donte gjeneralë si ata të Hitlerit”
24/10/2024 12:21

Shefi më jetëgjatë i kabinetit i ish-Presidentit Donald Trump po paralajmëron se kandidati presidencial republikan plotëson kriteret e përkufizimit si një fashist dhe thotë se kur ishte në detyrë, ai kishte sugjeruar se Adolf Hitler "kishte bërë disa gjëra të mira". Gjenerali në pension John Kelly, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2017 deri në vitin 2019, i bëri komentet në intervista për gazetën The Neë York Times dhe revistën The Atlantic. Komentet vijnë në vazhdën e paralajmërimeve të kaluara të ish-zyrtarëve të lartë të administratës së ish-presidentit Trump dhe bëhen ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet e fundit. Rivalja demokrate e Trump, Kamala Harris tha se këto komente tregojnë se kush është "në të vërtetë" ish-presidenti dhe se çfarë lloj komandanti i përgjithshëm do të ishte ai. Gjen. Kelly ka qenë prej kohësh kritik i Trump dhe e ka akuzuar atë se i ka quajti veteranët e luftës "dështakë”. Paralajmërimet e tij të fundit vijnë ndërsa republikani Trump po kërkon një mandat të dytë dhe gjatë fushatës është zotuar se do të zgjerojë në mënyrë dramatike përdorimin e ushtrisë dhe ka lënë të kuptohet se do të përdorte forcën ndaj amerikanëve që ai i konsideron "armiq të brendshëm". Ai kishte thënë më shumë se një herë se hitleri ka bërë edhe gjëra të mira – kujton Kelly në intervistën për Neë York Times duke shtuar se vetë ai zakonisht i mbyllte këto biseda duke thënë se asgjë që ka bërë hitleri nuk ka qenë e mirë. Në intervistën me revistën Atlantic, Kelly kujton se kur ish-Presidenti Trump ngriti idenë e nevojës për "gjeneralë gjermanë", ai e kishte pyetur nëse e kishte fjalën për "gjeneralët e Bismarkut", duke iu referuar Otto von Bismarkut, kancelarit që mbikëqyri bashkimin e Gjermanisë. “Me siguri nuk e keni fjalën për gjeneralët e Hitlerit”, e kishte pyetur ai. Ndërsa ish-presidenti ishte përgjigjur: "Po, po, gjeneralët e Hitlerit". Zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung i mohoi këto pohime, duke thënë se Kelly "e kishte bërë veten qesharak duke përhapur këto histori të sajuara". Harris ndërkohë përsëriti paralajmërimet e saj për gjendjen mendore të Trump dhe synimet e tij për presidencën.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13