Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se 100% e popullsisë së Gazës është në rrezik nga mungesa e ushqimit. Blinken njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për të diskutuar lidhur me dërgimin e ndihmave dhe një armëpushim të mundshëm. Ndërsa zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se kufizimet e palës izraelite për ndihmat mund të konsiderohen si përdorim i urisë si "armë lufte".