Vrasja në det e një fëmije 7-vjeçar në Plazhin e Himarës nga një mjet lundrimi, që drejtohej nga një komisar policie, ka rikthyer në Shqipëri debatet për sigurinë e plazheve. Numri i personave që humbin jetën në det vijon të mbetet i lartë dhe me një rritje në vitin 2021, ndërkohë që pjesa dërrmuese e stacioneve të plazheve nuk mbulohen me vrojtues të sigurisë dhe shpëtimit, siç e përcakton ligji.