Michel Platini dhe Sepp Blatter marrin një tjetër fitore në betejën e tyre ligjore. Ish presidenti i UEFA dhe ish kreu i FIFA janë liruar sërish nga akuzat për mashtrim në apel. Ashtu sikurse në shkallën e pare, edhe në vitin 2022, Gjykata e jashtëzakonshme e Apelit në Gjykatën penale Federake nuk e pranoi kërkesen e Prokurorisë që në fillim të muajit mars kishte kërkuar dënim me 20 muaj burg me kusht për secilin prej të pandehurve.