Kjo e hënë shënoi fillimin e Javës Globale të Sipërmarrjes, një ngjarje ndërkombëtare që zgjat nga data 18 deri më 24 Nëntor, në mbështetje të sipërmarrjeve vendase. Në Shqipëri, kjo javë organizohet nga StartUp Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, me mbështetjen e iute, nëpërmjet platformës "iutech”. Në ceremoninë hapëse në Piramidën e Tiranës, ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i iute Z. Akan Ajdini.