Grida Duma, nga sot do të jetë vetëm një deputete e thjeshtë e Partisë Demokratike, duke hequr dorë nga posti I nënkryetares. Vendimi është marrë nga vetë ajo dhe është bërë publik në rrjetet sociale, teksa kryedemokratin Lulzim Basha e quan dështak dhe përfitues në kurris të PD.