Me thirrjet "Durrësi, skenë e krimit" "shpallni gjendjen e emergjencës" dhjetëra banorë kanë protestuar në rrugët e Durrësit kundër situatës që po kalon Durrësi. Ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit. Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.