Top News- Plas në Parlamentin serb, tymuese e përplasje, prokuroria nis hetimet ndaj deputetëve
04/03/2025 18:56

Pas kaosit që shpërtheu këtë të martë në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku deputetët e qeverisë dhe opozitës u përplasën pas hedhjes së tymueseve, Prokuroria e Parë Themelore ka reaguar përmes një deklarate. Organi i akuzës bën me dije se ka dërguar një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm dhe se ka urdhëruar autoritetet policore të verifikojnë faktet, në mënyrë që të mblidhen provat për të identifikuar ata që sollën dhe përdorën mjetet piroteknike. Sakaq njofton se do të hetohen dhe zbulohen mënyrat se si këto mjete piroteknike dhe tymuese u futen në ambjentet e Kuvendit. Pavarësisht situatës kaotike që u krijua në Kuvend, kryetarja Ana Brnabiç vazhdoi të drejtonte seancën, ndërsa deputetët dhe ministrat po përplaseshin me njëri-tjetrin. Sakaq ajo ka akuzuar opozitën se po vepron si “bandë terroriste”. Pas miratimit të rendit të ditës nga deputetët e koalicionit qeveritar, i cili u kundërshtua ashpër nga opozita, deputetët e kësaj të fundit hodhën në dy raste tymuese.

Top News- Institucionet serbe në veri/ BE kërkon dialog për drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë
18/02 16:38
Top News- ‘Lista, problemi i serbëve’/ Nenad Rashiç: Politika që po dëmtojnë qytetarët
18/02 16:37
Top News- Militantët e Vuçiç dhunojnë studentët/ Përplasjet në protestën e organizuar në Novi Sad
17/02 14:38
Top News – Tërbohen lumenjtë, qindra të evakuuar / Maqedonia e Veriut nën ujë, përmbytje të mëdha
17/02 11:46
Top News – SPAK edhe në Maqedoninë e Veriut. BDI, platformë kundër korrupsionit të Mickoskit
16/02 13:04
Top News – ‘Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së’. Parlamenti zvicerian dorëzon rezolutë në Hagë
16/02 11:24
Top News- SHBA kërkon ‘rekrutimin’ e Beogradit: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve me Serbinë
16/02 11:19
Top News- ‘Radoiçiç të japë llogari’/ Ambasadori britanik: Të zbardhet sulmi në Banjskë
13/02 15:08
Top News – Vuçiç ‘blindon’ pushtetin me ligje. BE shqyrton pezullimin e 1.6 mld eurove fonde
13/02 13:07
Top News- Haradinaj largohet nga drejtimi i AAK, jep arsyet e dorëheqjes nga partia
12/02 21:34
Top News- RMV investon në armatim/ Blen 42 automjete luftarake Stryker nga SHBA-të
12/02 19:30
Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
DIGITALB DIGITALB