Tre shqiptarë u përfshinë në një përleshje me thika në Greqi të martën. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Vardas të Ilias, ndërsa sipas mediave greke, njëri prej tyre u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në konfliktin e përgjakshëm u përfshinë dy 37-vjeçarë dhe një 41-vjeçar. Mësohet se autori I sulmoi me thikë duke u shkaktuar plagë të shumta në në pjesën e pasme të trupit. Pas ngjarjes autori raportohet se u prangos. Ai do të përballet me akuzën e tentativës për vrasje në seri dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta. ende nuk dihet shkaku I ngjarjes ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.