Pas marrjes si I pandehur nga SPAK për akuzën e ‘Shkeljen e barazisë në tendera’, deputeti I Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u paraqit për herë të parë para Strukturës së Posaçme, ku për rreth 4 orë, ka dhënë sqarimet e tij lidhur me rastin. Ndreca u paraqit para organit të akuzës rreth orës 13:00 ku qëndroi deri në orën 17:00, teksa ka qenë vetë deputeti socialist I cili ka kërkuar të paraqitet për të dhënë versionin e tij. Në dalje nga SPAK, Ndreca u shpreh se është njohur me akuzën dhe hetimet, por për këtë do të flasë në një moment të dytë.