Dëshira për të fituar para në mënyrë të shpejtë, po përfshin gjithnjë e më shumë shqiptarët në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjashtë shqiptarë, në mesin e tyre 1 grua dhe 5 burra, u arrestuan nga policia spanjolle, pasi u kapën duke kultivuar lëndë narkotike të llojit marijuanë. Një gjykatë në Alicante vendosi masën e sigurisë arrest në burg për burrat, ndërsa gruaja u la e lirë. Shqiptarët kishin platacione të sofistikuara të marijuanës në disa shtëpi bari në qytetet El Campello , Molina de Segura dhe Lorquí të Spanjës.