Ministri i brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjetën 10 detonatorë me kabllo, në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviçit.