Kosova ekstradoi këtë të premte drejt Shqipërinë 50 vjecarin Arben Lamcja, personin që siguroi kushtet për të vrarë Nuredin Dumanin, i cili ka marrë statusin i penduar i drejtësisë dhe ka bashkëpunuar me prokurorinë për zbardhjen e disa ngjarjeve të bujshme kriminale. Lamcja u arrestua në fillim të këtij muaji në Kosovë dhe u mbajt në qelinë e paraburgimit, për shkak se kërkohej nga autoritetet shqiptare për një sërë veprash penale.