Izraeli po përballet me paralajmërime në rritje ndërkombëtare lidhur me planin për të sulmuar Rafahun, qytet në Gazën jugore ku janë të strehuar shumica e të zhvendosurve nga Gaza Veriore dhe ajo Qendrore. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se "mbi gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë", ndërsa ministri i jashtëm holandez Hanke Bruins Slot tha se mund të ketë "shumë viktima civile".