Në javën e fundit të fushatës, kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ekspertë në kryeqytet, ndërsa është ndalur në disa pika të programit të tij. Në fjalën e tij Bejko tha se kanë si synim zonimin e Tiranës në 5 zona urbanistike që do të sjellë lehtësimin e trafikut.