Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut parashtroi planin e administratës së tij për të rihapur sistemin më të madh të shkollave publike në Shtetet e Bashkuara në shtator, pasi ish-vatra e nxehtë e koronavirusit e ka vendosur tashmë nën kontroll nivelin e infeksionit. “Çdo gjë që bëjmë do të përqendrohet në shëndetin dhe sigurinë – shëndetin dhe sigurinë për fëmijët tanë, familjet tona, arsimtarët tanë, stafin e shkollave tona”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio. 1.1 milion nxënës të shkollave publike të Nju Jorkut u dërguan në shtëpi në mes të marsit kur koronavirusi mbërtheu qytetin.