Top News – Plani i NASA-s për të shpëtuar Tokën / Astronautë në një asteroid, misioni në 2039-ën
14/08/2023 13:57

Një ekuipazh astronautësh mbi një asteroid që po i afrohet tokës. Ky duket si një skenar filmi me fundin e botës, por mund të bëhet realitet. Nasa në fakt po projekton dërgimin në të ardhmen, të një grupi astronautësh mbi një trup qiellor që kërcënon planetin tonë. Plani duket se është frymëzuar nga një fjalim i ish presidentit amerikan, Barak Obama. Ai që ka zbuluar projektin e NASA-s është Mark Ëhittington, ekspert i misioneve hapësinore, për të përditshmen amerikane The Hill. Fjalimi që ka frymëzuar planin e NASA-s, është ai i mbajtur nga Obama në qendrën hapësinore Kenedi, në 2010-ën. Në atë kohë, njeriu më i fuqishëm i botës donte thjeshtë të shuante polemikat e ndezura nga anulimi i programit Constellation, tentativa e fundit për tu kthyer në hënë. Si cmim ngushëllues, ai kishte propozuar dërgimin e një ekuipazhi astronautësh mbi një asteroid që po i afrohej tokës, para se të niste një ekspeditë me ekuipazh drejt Marsit. Propozimi i Obamës nuk ishte serioz por nga andej lindi ideja e projektit Asteroid Redirect mission, që parashikonte devijimin e një asteroidi të vogël drejt orbitës hënore, ku do të ishte e mundur dërgimi i një mjeti hapësinor orion me ekuipazh në bord. Një ide që sidoqoftë u la mënjanë shpejt dhe pa pendesa kur presidenti donald trump mori detyrën dhe nisi programin Artemis për të kthyer njeriun në hënë, para se të miratonte ekspedita me ekuipazh në Mars. Artemis ka shënuar një sukses të ndjeshëm teknik dhe politik. Artemis 1, një mision pa ekuipazh përreth hënës, ia doli mbanë për mrekulli. Edhe presidenti Joe Biden ka mbështetur projektin Artemis dhe tani është përzgjedhur një mision për artemis II, që do të shkelë në hënë...

Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
DIGITALB DIGITALB