Mes debatesh në një mbledhje disa orëshe opozita e maxhoranca u dakordësuan që të votojnë planin hetimor të propozuar nga ekspertja e Partisë Socialiste në Komisionin e TIMS. Plani në fjalë nuk parashikon thirrjen e Kryeministrit Edi RAma dhe ministrit aktual Bledi Çuçi, teksa në listë janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të lartë. Edhe propozimi për të thirre ekspertë nga gjykata nuk është pranuar, teksa Komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar. Po ashtu nuk parashikohet ekspertimi në terren për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS.