Procesi gjyqësor në Londër, ku Sali Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit që e ka shpallur atë non grata ka zbuluar një plan sekret të Qeverisë britanike për të luftuar krimin e organizuar shqiptar dhe ekspozuar lidhjet e tij me politikën. Sipas mediave britanike, detaje të planit janë depozituar në procesin gjyqësor nga ana e Qeverisë, që kërkon mbajtjen në fuqi të vendimit të shpalljes së Berishës non grata me akuzën e lidhjeve me krimin e organizuar.