Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka sytë nga Gjykata e Apelit, e cila do të vendosë përfundimisht nëse nën siglën e Partisë Demokratike do të garojë grupimi i Berishës apo i Alibeajt. Firmosja e marrëveshjes politike me Metën vetëm pak ditë para se Apeli të thotë fjalën e fundit për lidershipin e demokratëve, duket se është ‘asi nën mëngë’ i ish kryeministrit Sali Berisha. Aleanca opozitare mes Berishës dhe Metës mund të rikthejë në politikë një skenar të ngjashëm me atë të zgjedhjeve të 6 Marsit.