Gara me kohën vazhdon përmes më shumë së 100 eksperimenteve që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit. Por procesi ka fazat e veta, e ndërkohë, po ngrihen dhe zëra që thonë se ajo mund të mos gjendet kurrë. “Corriere della Sera” shkruan se nuk është e vogël mundësia që një zgjidhje e tillë të mos mbërrijë fare, ose të vijë shumë më vonë.