Mediat në Kosovë kanë folur të shtunën për një atentat të planifikuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për një atentat ndaj Kurtit, mbrëmjen e të premtes, ndërkohë që ai ndodhej në Shkup.