Kryeministri Edi Rama, mbajti një konferencë për mediat pas përfundimit të takimit informal me homologët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin e zgjeirmit Oliver Varhelyi, duke ia bërë të qartë BE se rajoni ka nevojë për më shumë investime por edhe vëmendje politike. Rama u shpreh se Shqipëria është duke u angazhuar seriozisht që samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Shqipëri, për herë të parë jashtë BE, të ketë një rezultat konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor.