Krijimi i familjes dhe sjellja në jetë e fëmijëve është gjithnjë e më larg planeve të të rinjve në Shqipëri, por krejtësisht ndryshe është panorama në Kosovë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tre mujorin e dytë të këtij viti, numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me 7.4 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajve prill-qershor kanë ardhur në jetë 4983 fëmijë në Shqipëri, ndërkohë në Kosovë gjatë kësaj periudhe kanë lindur 7021 fëmijë.