Një plagosje e rëndë është regjistruar këtë të shtunën në fshatin Novoselë,një 33-vjeçar nga ky fshat është goditur me thikë disa here. Albano Mecorrapaj është qëlluar disa herë me thikë pas një konflikti me një banor të zones. I riu është shoqëruar në spitalin e Vlorës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas infformacioneve, gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të rënda.