Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë në ambientet e një lokali mbrëmjen e kësaj të enjte. Uendi Berberi, banues në Pogradec, 22-vjeç u vu në pranga pasi plagosi me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta një 24-vjeçar me iniciale R.J. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë të përfshirë në konfliktin e orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes.