Një plagosje me thikë është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen nr,17 në qytetin e Durrësit. Burime paraprake bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.