Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Llakatund të Vlorës. Një 19-vjeçar I identifikuar si Sebastian Jallaj, është qëlluar në këmbë ps një konflikti me një bshkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund, ku I plagosuri kishte shkuar me automjetin tip Mercedes Benz A Class, për t’u sqaruar me autorin. Menjëherë pas plagosjes, autori është larguar me shpejtësi dhe policia po punon për kapjen e tij. Fatmirësisht I riu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës.