Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Kallmet të Lezhës. Personi I plagosur është dërguar me urgjencë në spital, teksa dyshohet se ai është administrator I kësaj njësie, Besnik Simoni. Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga policia, por hetuesit janë vendosur në vendin e ngjarjes. Ende nuk konfirmohet identiteti I autorit të krimit, teksa po vijojnë kontrollet në zonë.