Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Krujës, pasi të shtëna me armë zjarri lanë të plagosur dy persona në zonën e Qerekës. Policia bën me dije se disa shokë kanë qenë së bashku në një lokal duke festuar ditëlindjen e Lorenc Canit, kur njëri prej tyre në gjendje të dehur, 25-vjeçari Xhentil Sefa ka qëlluar me pistoletë shokun që kishte ditëlindjen, e më pas ka qëlluar dhe veten e tij.