Një ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të premte, me pasojë plagosjen e një personi. 36 vjecari Arbër Gorgea mbeti i plagosur teksa po qarkullonte me automjet, teksa shkaku mbetet i paqartë deri në këto momente nga ana e policisë. Ky i fundit iu drejtua personalisht komisariatit të policisë i plagosur, duke deklaruar se ishte qëlluar me armë gjatë kohës që ishte duke ecur me makinë, por nuk dha më shumë detaje se kaq.