Një plagosje me armë zjarri u regjistrua në Tiranë pasditen e së shtunes, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin. Besnik Kocciu plagosi me armë në një lokal në Valias 34 vjecarin Franci Xhaferri, për motive që nuk përcaktohen qartë nga policia. Ky i fundit pasditen e së shtunës ka shkuar të marrë mjekim në spital dhe ka qenë ekipi mjeksor ai i cili ka njoftuar shërbimet numër 5 të policisë për një pacient me plagë plumbi në këmbë.