20 ditë pas plagosjes me armë zjarri të 28 vjecarit Juglen Abazi në zonën e Freskut në Tiranë, policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga u vendos Amarildo Daci ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Dorjan Haskaj, të dy të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.