Uniformat blu kanë vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri në Borsh, ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një lokal të fshatit. Sipas Policisë, 42-vjeçari Hekuran Çela banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi me iniciale E. V. 55 vjeç, banues në Tiranë.