Një plagosje me thikë ndodhi në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e të martës. Një 40-vjeçar u sulmua me mjet prerës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ndërsa i plagosuri Ergyst Shtylla u dërgua drejt spitalit me një makinë private. Ai po merr ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor pasi u njoh me rastin shkoi në vendin e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen autorit i cili u largua me shpejtësi.