Zbardhet dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit Liridon Rada në Hamallaj të Durrësit. Dy persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim për rastin e rëndë. Në pranga përfunduan Alfons Lekgegaj 37-vjeç dhe Armen Sabliqi 18-vjeç. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe ajo e “Armëmbajtjes pa leje”. ndërsa ndaj 18-vjeçarit ajo e mbajtjes së armëve të ftohta. nga ana tjetër vijon puna për kapjen e Altin Lekgegaj 44-vjeç dhe djalit të tij 21-vjeçar, Serxhos.