Policia ka nisur procedimin penal për përgjegjësin e një subjekti minerar në Bulqizë. Raportohet se përgjegjësi nuk ka respektuar rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e galerisë, ku për pasojë mbeti i lënduar një punëtor. Minatori i plagosur si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", për një shtetas. Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasin G.F., banues në Bulqizë, me detyrë përgjegjës në minierë.