Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila u regjistrua pasditen e së mërkurës në zonën e ish parkut në Tiranë, ku për psaojë 2 persona mbetën të plagosur. Policia bëri me dije se pas disa orësh kërkim, ka bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar për këtë ngjarje. Në komisariat u shoqëruan 2 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Në prangat e policisë kanë rënë Fation Palushi dhe Daniel Manushi, të dy të moshës 27 vjec.