Arratia e autorit që plagosi 37-vjeçarin Besmir Ukën me thikë në Sarandë, ka zgjatur vetëm 3 ditë. Policia njoftoi të hënën arrestimin e shtetasit Ermir Shabanaj, si autorin kryesor të plagosjes që ndodhi ditën e premte në qytetin bregdetar pas një sherri që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.