Një 55 vjeçar, banues në lagjen “Kushtrim” në Berat, është vënë në pranga pasi ka kundërshtuar dhe plagosur me thikë punonjësin e policisë bashkiake. Arrestimi i tij u bë gjatë ekzekutimit të vendimit për të liruar banesën e dhënë nga bashkia Berat, pasi 55 vjeçari kishte kohë pa shlyer detyrimet financiare.