Policia e Tepelenës ka vënë në pranga 42 vjecarin Lulzim Nanaj, i cili të enjten pas një konflikti të castit, goditi bashkëshorten e tij me thikë. Pas një sherri banal që pati me gruan e tij, Nanaj mori thikën dhe plagosi partneren e tij, duke i shkaktuar dëme të rënda. Pas kësaj, ai goditi edhe veten e tij me thikë, duke pësuar dëme të rënda po ashtu. Ishin banorët e zonës ata të cilët njoftuan policinë dhe ambulancën për ngjarjen në fjalë. Pas mbërritjes së tyre në vendin e ngjarjes, Floreta Nanaj 40 vjec, u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa Lulzim Nanaj u dërguan me ambulancë në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore.