Një konfikt për motive të dobta mes tre personave, shtyu 35 vjecarin Gert Latifi të plagoste me thikë dy vëllezër Rrest Abazaj 26 vjec dhe Viliardo Abazaj 31 vjec. Ngjarja u shënua në rrugën "Thoma Koxhaj" dhe pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi nga vendgjarja. Shërbimet e policisë pas marrjes së njoftimit, organizuan punën, identifikuan dhe arrestuan 35 vjecarin banues në Lushnje.