Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Lulzim Muçën, i cili në muajin qershor të vitit të kaluar sulmoi me thikë bashkëfshatarin e tij. Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Sektor në Bashkinë e Divjakës, ku I pandahuri Lulëzim Muça, sipas organit të akuzës, goditi katër herë me thikë viktimën duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesën e barkut kryesisht në anën e majtë