Policia e Shkodrës lokalizoi dhe vuri në pranga brenda pak orësh autorin e plagosjes së Amatio Gjokës, ngjarje që u shënua mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës. 27 vjecari me iniciale AGJ, banues në fshatin Grudë e Re, u arrestua pas rreth 8 orësh nga shërbimet policore. Për shkak të një konflikti, që deri më tani është konsideuar se nisi për motive të dobëta plagosi me thikë një 22 vjecar.