Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë. Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar menjëherë pas ngjarjes, teksa të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për plagosjen dhe bëhet fjalë për shtetasin Agron Gashi.