Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë për tre të arrestuarit që u përfshinë në ngjarjen e plagosjes së sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni. Gjykata vendosi ‘ Arrest me burg’ për Ndriçim Tahiri I njohur me mbiemrin Jonuzi, ndërsa për punonjësin e Policisë Bashkiake, Dorjan Troplini dhe drejtorin e Policisë, Markel Shtylla u dha masa ‘Arrest shtëpie’.