Autori i plagosjes me armë zjarri të Xhevahir Kolaverit, ngjarje e shënuar dy ditë më parë në kryeqytet, është vetëdorëzuar këtë të hënë në komisariatin e policisë. 31 vjecari Amarildo Kuci alias Kamberi zgjodhi të dorëzohej në polici, ndonëse u arratis për dy ditë, pas konfliktit me fqinjin e tij, të cikin e la të plagosur në këmbë.