Lulzim Rakaj ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për plagosjen e dyfishtë të regjistruar me datën 15 shtator në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt. Ky i fundit mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas ndërhyrjes operacionit në spital kaloi rrezikun për jetën.