Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, këtë të mërkurë. Shtetasi Shpëtim Çuka ka goditur me thikë, djalin e tij 15 vjeç. Babai i të miturit Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë. “Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka deklaruar babai i adoleshentit.